Opozita dështoi me seancën e ftuar vet, as 20 deputetë të pranishëm

Seanca e jashtëzakonshme e ftuar nga dy partitë opozitare, LDK e VV dështoi të mbahej pasi dy partitë opozitare nuk arritën të sjellin...

Seanca e jashtëzakonshme e ftuar nga dy partitë opozitare, LDK e VV dështoi të mbahej pasi dy partitë opozitare nuk arritën të sjellin në seancë as 20 deputetë të tyre.

Pas një orë pritje në sallë, deputetët e opozitës nuk arritën të mbledhin as deputetët nënshkrues për thirrje të seancës dhe kur e panë edhe mosprezencën e deputetëve të koalicionit qeveritar, vendosën të largohen nga seanca.

Kujtojmë, se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbledhur nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për draft marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.