Aksion i madh i policisë, kapet grupi kriminal prej pesë anëtarësh në Serbi (Foto)

Drejtoria e policisë kriminalistike ka arrestuar kriminelë në Serbi, shikoni se çfarë kanë gjetur nëpër apartamente dhe makina…

Pjesëtarë të Ministrisë së punëve të brendshme, Drejtoria e policisë kriminalistike, në bashkëpunim me Gjykatën për krimin e organizuar kanë arrestuar grupën e organizuar kriminale dhe kanë konfiskuar 47 kilogram marihuanë, shkruan kurir.rs, transmeton rtvaldi.com 

Të arrestuarit janë A.S (1968) dhe D.G. (1973), të dy janë nga Subotica, S.S. (1984)  nga Bujanoci, dhe nënpunës të policisë së Drejtorisë policore të Vranjës Gj.S. (1978) I  S.N. (1978) me arsyetimin për dyshim që kanë kryer vepër penale, prodhim i pa autorizuar dhe hudhjen në treg të drograve narkotike.

Të dyshuarit S.S., Gj.S. dhe S.N. janë arrestuar me rastin e pranim dorëzimit të 30 kilogram marihuana A.S., ku droga ishte e fshehur në makinën me model ‘’Fiat multipla’’, me targa të regjistrimit bullgarë, në një pjesë të ndërtuar special për këtë gjë.

Të dyshuarve i është caktuar mbajtja e caktuar për 48 orësh pas së cilës, me akuzë penale do të transportohen në Gjykatën për krim të organizuar, shkruan kurir.rs, transmeton rtvaldi.com