Mbyllen hetime pse Veseli në stilin “m’u tek” ia dha 18 mijë euro të Kuvendit Xhavit Halitit

Mbyllen hetime pse Veseli në stilin “m’u tek” ia dha 18 mijë euro të Kuvendit Xhavit Halitit

Edhe zyrtarisht janë mbyllur hetimet për kreun e Kuvendit, Kadri Veselin, 

Policia e Kosovës kishte nisur hetimet menjëherë pas dyshimit, se kryekuvendari, Kadri Veseli kishte shkelur Rregulloren e Kuvendit të Kosovës, kur kishte vendosur që krye në vete t’i japë 18 mijë euro, nga Buxheti i Kuvendit të Kosovës për shërimin e Xhavit Halitit.

Ky fakt kishte rënë në kundërshtim me nenin 15 të rregullores e cila përcakton që Kryesia e Kuvendit vendos për mjetet financiare, për rregullat për akomodimin dhe për pajisjen e deputetëve, të zyrtarëve të administratës, të stafit të anëtarëve të Kryesisë dhe të stafit të grupeve parlamentare.

Për më tepër, Veseli paratë i kishte marrë nga linja buxhetore për subvencione. Por, këtë fund të dhjetorit, Prokuroria Speciale thotë se nuk gjeti fakte për këtë keqpërdorim dhe i mbylli hetimet.