Trump: Qeveria do të qëndrojë e mbyllur deri të arrihet marrëveshja për murin

Trump: Qeveria do të qëndrojë e mbyllur deri të arrihet marrëveshja për murin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se mbyllja e pjesshme e qeverisë federale do të vazhdojë deri të plotësohet kërkesa e tij për financim të ndërtimit të murit në kufi me Meksikën. Parashihet që ndërtimi i këtij muri do të kushtojë 5 miliardë dollarë.

Qeveria e SHBA-së u mbyll pjesërisht të shtunën e kaluar dhe ende nuk ka shenja se do të rihapet sepse kërkesa e Trumpit ka hasur në kundërshtim të fuqishëm politik. “Nuk mund të ju tregoj se kur do të hapet qeveria. Mund të ju them se ajo nuk do të hapet pa u bërë muri ose rrethoja, le ta quajnë si të dëshirojnë. Unë do ta quaj ashtu si dëshirojnë ata, por është e njëjta gjë. Është një pengesë që i ndalon njerëzit dhe drogën të hyjnë në vendin tonë”, tha ai.

Mbyllja e pjesshme e qeverisë e ka prekur financimin e departamenteve të sigurisë, drejtësisë dhe bujqësisë. Sipas të gjitha gjasave, qeveria nuk do të hapet gjatë këtij viti. Ndërtimi i murit në kufi me Meksikën ishte njëri nga premtimet kryesore të Trumpit gjatë fushatës zgjedhore, por demokratët vazhdimisht e kanë kundërshtuar atë,