Mbulohen me borë malet e Maqedonisë, më së shumti ka rënë në Mavrovë dhe Kodrën e Diellit

Trashësia e borës sot në mëngjes në Hanet e Mavrovës arrin 17 centimetra, 14 në Kodrën e Diellit dhe në Krushevë, 13 në Topollçani,

Trashësia e borës sot në mëngjes në Hanet e Mavrovës arrin 17 centimetra, 14 në Kodrën e Diellit dhe në Krushevë, 13 në Topollçani, 12 në Lllazaropole dhe një centimetër në Manastir, informojnë nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike të Maqedonisë.

Moti sot në Maqedoni do të jetë i vranët me reshje lokale të shiut dhe të borës. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimor që do të shkaktojë ulje të konsiderueshme të temperaturës së ditës.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri në katër gradë, ndërsa ajo e ditës prej minus pesë deri në gjashtë gradë.

Nga DPHM informojnë se në ditët në vijim moti do të jetë stabil dhe i thatë me temperatura të ulëta të mëngjesit. Nga e premtja do të rriten kushtet për paraqitjen e mjegullës nëpër lugina.