Me moton “Mjaft na izoluat, edhe sa kritere na duhen”, studentët e Universiteti të Prishtinës, organizojnë një marsh simbolik në shenjë pakënaqësie me BE-në për mosliberalizimin e vizave për kosovarët.
“Të hënën në ora 11:00 tubohemi para Fakultetit Filozofik dhe vazhdojmë drejtë zyrës së BE-së, ju ftojmë të merrni pjesë në aksionin simbolik të organizuar nga ne, studentët”, kanë bërë të ditur ata.
Studentët thonë se me anë të kësaj proteste kërkojnë llogaridhënie nga BE-ja.