Për shkak të përleshjes në Mitrovicë, arrestohen dy persona

Për shkak të përleshjes në Mitrovicë, arrestohen dy persona

Të premten pasdite është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete tre persona në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Mitrovicë.

Pas përleshjes, dy prej tyre janë shoqëruar për në stacionin policor. Ndërsa personi i tretë nuk është kapur nga Policia, njofton Klan Kosova.

Policia ka njoftuar se në këtë rast ka konfiskuar edhe një revole me tetë fishekë.

Pas marrjes në pyetje nga Policia, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.