Nuk kemi problem me Icardin

Nuk kemi problem me Icardin

Luciano Spalletti ka siguruar tifozët se pavarësisht debateve për kontratën e Mauro Icardit “ai nuk ka krijuar probleme” dhe do të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen kundër Chievos të shtunën

“Skuadra nuk është duke shënuar mjaftueshëm por Icardi nuk ka ndaluar? Ai ka luajtur më shumë dhe ai kur është në element të finalizimit e kryen punën”, ka thënë sot trajneri në konferencën për shtyp.

“Pajtohem që golat duhet të shënohen edhe nga lojtarët e tjerë, në mënyrë që ne të ngrihemi edhe më shumë në tabelë”.

“Thashethemet për rinovim? Ato nuk kanë krijuar probleme. Të gjithë mendojnë për punën e tyre dhe ai po ja del mirë”.

“Lajmi nuk me shqetëson për atë çfarë bëjmë ne në fushë por përkushtimi i jonë në lojë. Nainggolan? Ai është mirë”, ka thënë Spalletti.