Këta dy lojtarë që cilësohen si edhe më të mirët në histori të futbollit, kanë gëzuar një rivalitet të pastër për dhjetë vite në futboll.
Gjitha rekordet e reja të vendosura viteve të fundit në futboll, mbajnë emrin e njërit prej këtyre dyve, Messit apo Ronaldos.
Garë interesante është treguar edhe në ekzekutimin e penalltive në ligë që nga viti 2014.
Në këtë garë, është Ronaldo që kryeson, duke i shndërruar në gola 28 nga 36 penalltitë e ekzekutuara, me një mesatare të saktësisë prej 77.8 për qind.
Në anën tjetër, Messi ka ekzekutuar 25 penallti, duke shënuar 17 prej tyre, me një nivel të saktësisë prej 68 për qind