Pas publikimit të fotografisë, ku 14-vjeçarja Dafina shprehu dëshirën e saj që të kishte një laptop, qytetarët ia kanë blerë 5 laptopë.
Familjarët në një deklaratë për Gazetën kanë falënderuar qytetarët dhe në të njëjtën kohë kanë kërkuar që të njoftohen se Dafinës tashmë i është plotësuar dëshira e saj.
Po ashtu nëse dikush nga qytetarët dëshiron të dhurojë ndonjë dhuratë tjetër, mund të lajmërohen për fëmijë të tjerë të shtrirë në këtë repart në Pediatri.
Blerja e laptopëve është konfirmuar edhe nga Klinika e Pediatrisë.