8-vjeçari me kancer në tru merr 40 mijë kartolina krishtlindjesh nga e gjithë bota (Foto)

Një 8-vjeçar nga Luisiana, i cili ishte diagnostikuar me kancer në tru që vazhdon të rritet dita-ditës, e surprizuan me 40 mijë kartolina

Një 8-vjeçar nga Luisiana, i cili ishte diagnostikuar me kancer në tru që vazhdon të rritet dita-ditës, e surprizuan me 40 mijë kartolina krishtlindjesh nga e gjithë bota.

Kur familja e Drake zbuloi se vogëlushi mbarte tumorin fatal u dëshpërua thellësisht. Një mik i afërt i familjes donte që t’i bënte ata dhe vogëlushin të ndjeheshin sadopak të lumtur dhe kështu bëri një njoftim në Facebook.

Posta e djaloshit u mbush me kartolina urimesh nga e gjithë bota. Njerëz të ndryshëm pasi panë njoftimin i dërguan atij lodra, libra dhe kartolina me urime të përzemërta.

Por jo vetëm kaq, oficerë policie, ushtarë dhe vetë "Babagjyshi i Vitit të Ri" u shfaq në derën e tij për ta përshëndetur.