Protestojnë shqiptarët që luftuan në Kroaci, kërkojnë njohjen e statusit të veteranit

Pjesë e luftës në Kroaci ishin edhe disa shqiptarë nga Kosova. Ata luftuan kundër Serbisë deri në shkëputjen e Kroacisë nga Jugosllavia.

Pjesë e luftës në Kroaci ishin edhe disa shqiptarë nga Kosova. Ata luftuan kundër Serbisë deri në shkëputjen e Kroacisë nga Jugosllavia.

Por, 23 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kroacisë, disa nga ish-pjesëtarët shqiptarë të ushtrisë kroate sot po protestojnë për mosnjohjen e statusit të veteranit e invalidit të luftës nga shteti kroat.

Ata sot me pankarta e flamuj kroatë po protestojnë para Ambasadës së Kroacisë në Prishtinë duke kërkuar që t'u njihet statusi i veteranit e invalidit të luftës.

Ndonëse numri i tyre nuk është i madh ata po këmbëngulin që kjo temë duhet të trajtohet edhe një herë nga Kroacia.

Para Ambasadës vërehet edhe një numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët po e sigurojnë objektin për çdo rast.