Në aksidentin e ndodhur në Nish nuk ka rampë automatike, dyshohet të jetë ky shkaku

Siç kanë raportuar gazetarët nga vendi i ngjarjes, ky kalim nuk është aspak i siguruar...

Në kalimin e hekurudhës në të cilin ka ndodhur aksidenti sot në mëngjes në Donji Megjur, me çrast treni është përplasur me autobusin  dhe e ka ndarë në gjysmë nuk ka rampë, shkruarn telegraf.rs, raporton rtvaldi.com 

Siç kanë raportuar gazetarët nga vendi i ngjarjes, ky kalim nuk është aspak i siguruar.

Raporti është duke u bërë, mirëpo sipas supozimeve të para, ky mund të ishte shkaku i aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30, në aksident kanë mbetur të vdekur 5 persona, në mesine të cilëve është edhe një fëmijë, shkruarn telegraf.rs, raporton rtvaldi.com 

Në Qendrën Klinike në Nish është vërtetuar që janë pranuar 26 persona, prej të cilëve pesë momentalisht janë në sallën e operacionit.