Detaje nga tragjedia në hekurudhën në Nish: Treni është përplasur me autobusin, në mesin e të vdekurve dhe një fëmjë

Detaje nga tragjedia në hekurudhën në Nish: Treni është përplasur me autobusin, në mesin e të vdekurve dhe një fëmjë.

Në  një aksident tragjik i cili ka ndodhur në Nish treni është përplasur me autobusin me pasagjerë rreth orës 7:30 dhe e ka ndarë në gjysmë. Kanë mbetur të vdekur tre persona, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë, shkuarn telegraf.rs, transmeton rtvaldi.com 

Siç është marrur veshë, shumica e pasagjerëve të autobusit kanë qenë fëmijë të cilët udhëtonin për në shkollë.

Në spital, në qytetin e ngjarjes, janë pranuar 26 persona, ndërsa 5 pacientë i janë nënshtruar operacionit.

Autobusi i cili ishte nisur rreth orës 7:10 nga Novo Sella për në Buban, transportonte kryesisht fëmijë të cilët shkonin në shkollë, ndërsa është përplasur në kalim në Donji Megjur me trenin i cili  udhëtonte në relacionin Prokuple-Nish.

Dy gjysmat e autobusit kanë përfunduar në dy anët e hekurudhës, shkuarn telegraf.rs,transmeton rtvaldi.com 

Në vendin e ngjarjes zjarrëfikësit janë munduar të ngrejnë autobusin për të parë nëse ka akoma persona të vdekur që kanë mbetur brenda.

Gjakë dhe xhama ka nga të gjitha anët kanë raportuar mediat.