Tre persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë pas një aksidenti ndërmjet një treni dhe një autobusi në afërsi të Nishit në Serbi.
Në mesin e të vdekurve është edhe një fëmijë i vogël, shkruan ‘telegraf’.
Aksidentin e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme në Serbi.
“Një aksident trafiku ka ndodhur në afërsi të hekurudhës në afërsi të Nishit këtë mëngjes rreth orës 7 e 30. Tre persona kanë vdekur pas përplasjes së trenit me autobusin, derisa 22 të tjerë të lënduar janë transportuar në Spitalin e Nishit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.