Pas dështimit me Shakirën, Agim Bahtiri ja mësyn ‘bashkimit’ të Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, personaliteteve të shquara dhe mediave që sot të marrin pjesë...

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, personaliteteve të shquara dhe mediave që sot të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” nga ora 10:00, me ç’rast do të nisin procedurat e peticionit për bashkimin e Mitrovicës.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës më 30 nëntor ka miratuar konkluzionin me të cilin i është propozuar Qeverisë inicimi i procedurës për ndryshim të ligjit për kufijtë administrativ të komunave, me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.

Megjithëse ministria e Administrimit të Pushtetit Lokale e cilësoi si jo ligjore, Agim Bahtiri nuk po i ndahet idesë së tij për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

E nisma paraprake e Bahtirit për bashkimin e qytetit ishte cilësuar si jo ligjore.

Lajmi.net kishte raportuar më herët për kompetencat që ka Kuvendi Komunal lidhur me këtë çështje.

Po ashtu, nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, më herët ishte thënë se ky është një mision i pamundur, pasi që kjo sipas tyre është kompetencë e nivelit qendror, dhe jo atij lokal.

E nisma e parë që ishte iniciuar nga Bahtiri, ishte votuar në Kuvendin Komunal të kësaj komune me 30 vota pro.

Përgjigjen përfundimtare  për këtë e dha MAPL-ja, e cila konstatoi se kjo çështje nuk është brenda kompetencave të kësaj komune