Putin kundër referendumit të dytë për Brexit: Është kundër vullnetit të popullit

Putin kundër referendumit të dytë për Brexit: Është kundër vullnetit të popullit

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar kryeministres britanike, Theresa May, të mos u nënshtrohet thirrjeve për një referendum të dytë në lidhje me Brexit-in.

Putin duke folur para gazetarëve për këtë çështje, ka thënë se një referendum i dytë mund të interpretohej si veprim kundër vullnetit të popullit, shkruan Euronews

“Unë e kuptoj pozitën e kryeministres Theresa May, ajo është duke luftuar për Brexit-in. Le të vendosin ata nuk është punë e jona, ose përndryshe ata do të na akuzojnë sërish neve nëse ndodh diçka”.

“Ajo duhet ta zbatojë vullnetin e popullit i cili është shprehur në referendum. Nëse dikujt nuk i pëlqen rezultati i referendumit dhe vendos të hedh përsëri, e përsëri një referendum tjetër; atëherë a është ky një veprim demokratik apo çfarë?”.

Kryeministrja May deri tani ka përjashtuar mundësinë e një referendumi të dytë në lidhje me Brexit-in.