Shkolla fillore ”Prof.Ibrahim Kelmendi” pritet të renovohet në tërësi në fillim të vitit 2019 (Video)

Shkolla fillore” Ibrahim Kelmendi” pritet të renovohet në tërësi në fillim të vitit 2019...

Pushteti lokal i Komunës së Preshevës mbetet i angazhuar dhe i zotuar që të përmirësojë gjendjen infrastrukturore në arsim, pra në shkollat shqipe në Preshevë.

E me aprovimin e buxhetit komunal për vitin 2019, në këto mjete janë paraparë që në vitin e ardhëm pas festave të fundviti të bëhet renovimi dhe rekostruimi i shkollës fillore ''Prof.Ibrahim Kelmendi'', kjo shkollë fillore e cila njihet si një ndër shkollat më të mëdha në Serbi, rtvaldi.com 

Ky institucion arsimorë që nga ndërtimi i saj, nuk është bërë ndonjëherë ndonjë renovim i madh nga pushtetet e kaluara, përveç që është bërë gëlqerosja,e mureve dhe disa renovime të vogla.

Shqiprim Arifi kryetar i Komunës së Preshevës, për tv Aldi tha se për buxhetin e vitit 2019 kemi prioritet të ndihmojmë arsimin në Preshevë nga ana infrastrukturore, që të kemi një arsim cilsorë ku mësojnë fëmijët tanë, ku mbas festave të Vitit të Ri, do të bëhet renovimi dhe rekonstruimi në tërësi i shkollës fillore ''Prof Ibrahim Kelmendi''.

Sipas tij jo vetëm lyerja e disa mureve, por renovim komplet i gjithë objektit të shkollës fillore.

Pranë objektit të shkollës fillore ''Prof. Ibrahim Kelmendi'' ndodhet edhe objekti tjetër ndaras, i ashtuquajtur ''Baraka'', ku në këtë pjesë përveç nxënësve të kësaj shkolle këtu vijojnë mësimin edhe nxënësit e paraleles së ndarë të çerdhës ''8 Marsi'', rtvaldi.com 

Kushet në të cilin nxënësit kanë vijuar proçesin mësimorë kanë qenë të vështira, dhe jo të përshtatshme, ku tani janë larguar nga aty përshkak të renovimit të saj që pritet të bëhet mbas Vitit të Ri.