Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë për media ka thënë që LDK e përkrahë dialogun me Serbinë, por që kjo parti nuk do t’i bashkohet ekipit negociator.
“Ne jemi të gëzuar që dialogut i kanë dhënë përkrahje ndërkombëtarët, e vlerësojmë këtë dhe po ashtu përkrahja e vazhdueshme e SHBA-së. Ne do ta përkrahim si opozitë, kjo çështje i takon institucioneve, çështje e Qeverisë dhe e presidentit, ne nuk do t’i bashkohemi do ta përkrahim nga opozita”, tha Mustafa, raporton Gazeta Blic.
Në këtë konferencë foli edhe Avdullah Hoti, i cili mohoi të ketë pasur ndonjë takim me presidentin Hashim Thaçi.
Kujtojmë se në ekipin negociator që kanë përkahur rezoluten janë koalicioni qeverisës dhe PSD-ja, delegacion ky në krye me Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn.
Ndërkohë që brenda këtij ekipi janë lënë vendet e lira për LDK-në dhe Vetëvendosjen.