• E mërkurë / Jul-02 14:25
  • Kontakt

Mogherini: Liderët e Ballkanit Perëndimor mbështesin marrëveshjen Kosovë – Serbi

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka mbajtur një takim joformal me liderët e Ballkanit Perëndimor me të

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka mbajtur një takim joformal me liderët e Ballkanit Perëndimor me të cilët ka diskutuar për progresin e arritur në rajon më 2018.

Në një njoftim të BE-së thuhet se gjatë këtij takimi, liderët kanë shprehur mbështetje për dialogun mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Po ashtu në njoftim thuhet se “liderët janë pajtuar me Përfaqësuesen e Lartë në nevojën për zhvillimin e progresit dhe vazhdimin e fokusit në rrugët drejt Bashkimit Evropian dhe reformat e nevojshme të brendshme, në funksion të arritjes së progresit në kohë për Këshillin e qershorit 2019”.

“Federica Mogherini theksoi se partnerët e Ballkanit Perëndimor, tani më shumë se kurrë duhet të punojnë bashkë për të çuar përpara objektivin e përbashkët të integrimit në BE, për të konsoliduar paqen dhe sigurinë dhe për të investuar në bashkëpunimin e mëtejmë rajonal, për të mirën e të gjithë qytetarëve të rajonit”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

Siç thuhet me tej në njoftim, liderët e Ballkanit Perëndimor kanë shprehur mbështetje të fortë për Marrëveshjen e Prespës dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjore në dialogun Prishtinë – Beograd.