Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha në Bruksel sot se atmosfera në drekën e punës me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ishte e hapur.
Ai ka deklaruar se në këtë takim ai konfirmoi qëndrimin e Serbisë që dialogu të mund të vazhdojë sapo Prishtina të tërheq taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.
Në një deklaratë për shtyp pas takimit, ai tha se me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi nuk kanë biseduar ndaras, njofton Klan Kosova.