Të pranishëm në shpërndarjen e këtyre kontratave ishin kryetari i Komunës z.Shqiprim Arifi, kryetari i Kuvendit komunal z.Sami Salihu, komisioni i cili e kishte bërë përzgjedhjen e përfituesve si dhe një numër i madh i bujqëve të cilët kishin aplikuar për këto subvencione.
Përfitues të këtyre subvencioneve në bujqësi ishte një numër mjaft i madh ku shuma prej 25 milion dinarë i është ndarë 217 bujqëve, rtvaldi.com
Fjalën përshëndetëse fillimisht e morri kryetari i Kuvendit z.Sami Salihu ku tha se për pushtetin lokal ka qenë prioritet paqësorë që një shumë prej 25 milion dinarë t’ju ndahet bujqëve dhe në këtë mënyrë të dimë që me mjetet e ndara shërbehen këta bujqë të cilët sot janë të pranishëm në këtë sallë pa baza partiake por janë përfitues të donacionit në bujqësi sepse e meritojnë.
Më pas para të gjithë të pranishmëve foli dhe kryetari i Komunës z.Shqiprim Arifi i cili tha se këto janë subvencionet më të larta që ka ndarë komuna e Preshevës për bujqit ndonjëherë dhe në këtë mënyrë ju përgëzojë të gjithë juve bujq për mjetet e siguruara të cilat do t’ju shërbejnë për nevojat e juaja në bujqësi, rtvaldi.com
Pushteti lokal mbetet zotues se vazhdimisht do të ndihmojë në tri fusha të cilat i shohin si më të rëndësishme siç janë:
bujqësia, skamnorët dhe zejtaria.