Ambasadori i OSBE-së në Beograd Andrea Orizio vizitë në Preshevë (Video)

Ambasadori i OSBE-së në Beograd Andrea Orizio vizitë në Preshevë

Ambasadori i OSBE-së Andrea Orizio sot erdhi në Preshevë, për një vizitë zyrtare për tu takuar me kryetarin e Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi.

Ai para se të takonte kryetarin Arifi vizitën e parë e bëri tek Xhamia ''Ibrahim Pasha'' në Preshevë, i cili u informua për së afërmi me rëndësinë e këtij tempulli fetar, rtvaldi.com 

Delegacioni i OSBE-së takimin prej gjysëm orësh e zhvilluan në kabinetin e kryetarit Arifi ku biseduan për gjendjen e shqiptarëve të jugut të Serbisë, rreth të drejtave të minoriteteve, veçanërisht për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ku ambasadori Orizio, pas takimit tha se ne si OSBE, angazhohemi për përmisimin e të drejtave të minoriteteve ku kemi realizuar projekte të ndryshme në fusha të ndryshme të jetës.

Shqiprim Arifi kryetar i Komunës së Preshevës tha se është kënaqësi që kam pritur sot në një takim zyrtar Ambasadorin Orizio, ku kemi një bashkëpunim të mirë, ku biseduam në përgjithësi për të drejtat e shqiptarëve, dhe rolin që ka OSBE në Serbi, si një staf i shkëlqyer dhe bashkëpunues që kemi me zyrën e OSBE-së në Bujanoc, rtvaldi.com 

Ambasadori OSBE-së Andres Orizio vizitat zyrtare të tij i ka të rregullta në Komunë të Preshevës dhe Bujanocit, për të prekur nga afër gjendjen e shqiptarëve te Luginës së Preshevës.