Reperi Mozzik dhe Loredana Zefi janë emra shumë të komentuar në mediat rozë dhe që nga fillimet e para të lidhjes kanë qenë në qendër të vëmendjes.
Duke i parë se sa të dashuruar janë, fansat mezi prisnin një dasmë apo organizim fejese me rastin e kurorëzimit të dashurisë së tyre por nuk ndodhi kështu.
Në fakt ata qenkan kurorëzuar në fshehtësi dhe askush nuk e ka ditur. Këtë detaj ua ka zbuluar shiriti që ia kanë vendosur Loredanës në dorë pas lindjes.
Në të shkruan emri dhe mbiemri i nënës që ka lindur mirëpo te Loredana nuk shihet ai Zefi por Aliu.
Ky detaj pranë fotos që e ka publikuar Mozzik flet më shumë se çdo fjalë.
Mozzik dhe Loredana Zefi mbrëmë (18 dhjetor) janë bërë prindër të një vajze të cilës ia kanë vënë emrin Hana.