Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, në emisionin Frontal të T7 ka folur rreth takimit të djeshëm që patën përfaqësuesit qeveritarë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, në krye me Federica Mogherinin.
Hoxhaj tregoi që ka pasur tensione, përveç atyre publike, edhe brenda mbledhjes.
“Znj. Mogherini ishte e prerë. Ka folur shumë gjatë për taksën ndërsa edhe kryeministri Haradinaj ka mbrojtur vendimet e tij”, ka thënë Hoxhaj.
“Ka pasur tensione edhe në takimin e mbyllur, edhe në atë publik. Megjithatë, BE është partneri ynë më i mirë dhe mes partnerëve ka edhe tensione”, është shprehur Hoxhaj.
Tutje, Zv,kryeministri tregoi se Haradinaj dhe Mogherini nuk mbajtën konferencën e përbashkët për shkak se nuk u pajtuan në mbledhje.
“Nuk kishte vullnet të mbajtjes së konferencës për shkak të dallimëve në qëndrime. Por më duhet se znj. Mogherini nuk pati edhe kohë”.