Shërbimi i ofiqarisë në Preshevë i gatshëm për bashkatdhetarët

Festat e fundvitit dimë që sjellin dhe një fluks të madhë të mërgimtarëve në vendlindje, ku me arritjen e tyre dimë që kanë dhe punët e tyre...

Festat e fundvitit dimë që sjellin dhe një fluks të madh të mërgimtarëve në vendlindje, ku me ardhjen e tyre dimë që kanë dhe punët e tyre personale në rregullimin e dokumenteve të ndryshme pranë Komunës së Preshevës.

Ekipi i televizionit Aldi për tu njoftuar më shumë se sa janë të përgatitur, cilat janë kërkesat më të mëdha që kanë mërgimtarët dhe cilët dokumente janë të nevojshme intervistoi ofiqarin kryesor në Preshevë z.Shukri Zylfiu, rtvaldi.com 

Ne gjithmonë jemi të gatshëm të mobilizuar dhe në shërbim të palëve e posaqërisht kur bëhet fjalë për bashkatdhetarët tanë pasi që dimë që qëndrimi i tyre në vendlindje është i kufizuar dhe në këtë mënyrë ne në një periudhë sa më të shkurtër mundohemi që t’i kryejmë këto shërbime, u shpreh z.Zylfiu.

Kërkesat më të mëdha që vijnë nga mërgimtarët janë regjistrimet  e fëmijëve dhe regjistrimet e kurorave, ku regullimi i tyre kërkon disa dokumentacione mirëpo kjo gjë është krejtësisht e thjeshtë pasi që pothuajse të gjitha dokumentacionet e nevojshme i posedon Shërbimi i ofiqarisë në Preshevë tha ndër të tjerash z.Zylfiu, rtvaldi.com 

Taksat momentale pranë shërbimeve të ofiqarive si në Preshevë po ashtu dhe në bashkësitë lokale janë: shtetësia 640 dinarë, çertifikata e lindjes 320 dinarë, çertifikata e kurorëzimit 320 dinarë ndërsa vërtetimi i cili shërben për kurorëzim në diaspor 1050 dinarë.