Haradinaj: Në marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, s’do të diskutohet për kufijtë

Ka nisur mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Gjatë kësaj mbledhjeje, i pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka thënë se në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të diskutohet për kufijtë.

Haradinaj ka theksuar se e kanë për qëllim të arrijnë një kontratë mes dy vendeve për normalizim të marrëdhënieve.

Tutje, ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij për taksën 100 për qind ndaj importeve serbe duke thënë se taksa do të qëndrojë derisa Serbia ta njohë Kosovën.