Zv.kryetari i Komunës së Preshevës z. Armend Aliu priti sot në takim përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane në Beograd

Zëvendës kryetari i Komunës së Preshevës z. Armend Aliu priti sot në takim përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane në Beograd

Zëvendës kryetari i Komunës së Preshevës z. Armend Aliu priti sot në takim përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane në Beograd, Z. Adam Schick, sekretar politik pran kësaj ambasade.

Temë e diskutimit ishin ngjarjet e fundit politike, si dhe çështjet ekonomike dhe sociale me të cilat përballen qytetarët e Komunës së Preshevës.

Në këtë takim, theks të veçantë iu dha temës rreth hapjes së vendkalimit kufitar Miratoc - Llojan, kthimi i gjykatës në Preshevë dhe temës së teksteve shkollore shqip.

Z. Armend Aliu falemnderoi dhe vleresoi lartë bashkëpunimin me Ambasaden e SHBA-së, për mbështetjen e tyre në realizimin e projekteve të shumta si dhe për interesimin e vazhdueshëm rreth problemeve.