Seanca e jashtëzakonshme, ku pritet të votohet rezoluta e Partisë Socialdemokratie për ekipin negociues me Serbinë, do të fillojë sot prej orës 14:00.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express zyra e kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Ndërsa prej orës 10 është mbledhur kryesia e Kuvendit për ta caktuar kohën e mbajtjes së seancës.
Ndërkaq dy partitë më të mëdha opozitare, LDK e Vetëvendosje janë kundërshtojnë rezolutën e PSD’së, sipas së cilës ekipit negociues duhet t’i bashkohet opozita dhe Shpend Ahmeti të bëhet bashkëkryesues.