Përfitime për nënat që kanë lindur fëmijën e 2-të,3 ose 4 pas 25 dhjetorit të 2017-tës (Video)

Drejtorati për Veprimtari Shoqërore më konkretisht Shërbimi për shpërblim të lehonave dhe pushime të lindjes ka lëshuar një njoftim...

Drejtorati për Veprimtari Shoqërore më konkretisht Shërbimi për shpërblim të lehonave dhe pushime të lindjes ka lëshuar një njoftim për të gjithë prindërit të cilët kanë fëmijë të lindur nga data 25 dhjetor 2017 të sjellin kartonat e vaksinimit për të gjithë fëmijët, vërtetimet se janë të rregullt në shkollë do të thotë fëmijët të cilët janë më të mëdhenjë, ky njoftim vlenë për të gjithë ata prindër të cilën kanë më shumë se një fëmijë që dmth prindërit të cilët kanë fëmijën e parë të lindur pas datës 25 dhjetor 2017 nuk e gëzojnë këtë të drejtë, rtvaldi.com 

Ekipi i televizionit Aldi për të bërë më të qartë këtë gjë  për të gjithë shikuesit e televizionit tonë intervistoi znj.Lumnije Zagragja Mustafa e cila merret me rregullimimin e dokumenteve ne fjalë.

Nga data 1 korrik të këtij viti ka hyrë në fuqi ligji për familjet të cilat kanë fëmijë 1,2,3 apo 4 që të bëhet pagesa e këtyre nënave me ligj të ri mirëpo të gjithë ato nëna që kanë fëmijën e 2,3 apo 4 dhe që kanë lindur fëmijën e tyre pas datës 25 dhjetor 2017 dhe nuk e kanë gëzuar shumën e të hollave me ligj të ri tani e kanë mundësinë që të fotokopjojnë  kartonat e vaksinimit për të gjithë fëmijët si dhe vërtetimin e fëmijëve që vijojnë mësimin në entin parashkollor apo në shkollë fillore, u shpreh znj.Zagragja Mustafa nga Drejtorati për Veprimtari Shoqërore më konkretisht Shërbimi për shpërblim të lehonave dhe pushime të lindjes, rtvaldi.com 

Afati është i pacaktuar mirëpo sa më shpejtë që të paraqiten këto familje dhe të bëjnë grumbullimin e dokumenteve të nevojshme retroaktivisht do të jenë përfitues të ligjit të ri, u shpreh znj.Zagragja Mustafa.

Për të gjitha paqartësitë të cilat mundë të hasin të gjithë personat që mund të jenë përfitues të  këtij njoftimi mund të paraqiten në Drejtoratin për Veprimtari Shoqërore më konkretisht Shërbimi për shpërblim të lehonave dhe pushime të lindjes në objektin e komunës në Preshevë, rtvaldi.com