Shkolla e mesme teknike ''Presheva'' në Preshevë në bazë të bashkëpunimit që ka pasur me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Serbisë dhe konsultave të vazhdueshme më në fund ky institucion ka zgjedhur shkollën e mesme teknike ''Presheva'' për të realizuar provimin e licensës, rtvaldi.com
Telat Arifi drejtor i Sh.M. T ''Presheva'' për Tv Aldi ka thënë që ky provim më parë është realizuar në Beograd mirëpo me insistimin që kemi pasur për lehtësimin e kryerjes së provimit për arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme Ministria e Arsimit ka zgjedhur shkollën e mesme teknike ''Presheva'' për të realizuar provim ku me datë 24.12.2018; 30 arsimtarë do ti nënshtrohen provimit ku 16 prej të cilëve janë nga komuna e Bujanocit dhe 14 nga komuna e Preshevës.
Duke qenë se është një kosto e madhe si e kohës edhe financiare kjo ka qenë një problem për kryerjen e licencës më parë nga arsimtarët ndërsa tani ky problem është zgjidhur.
Provimit të licensimit duhet t'i nënshtrohen të gjithë arsimtarët të cilët plotësojnë kushtet dhe që ushtrojnë profesionin e tyre për një vit, ku afati i cili i jepet arsimtarëve nga Ministria e Arsimit është 2 vite për kryerjen e provimit, rtvaldi.com
Numri i saktë i arsimtarëve të cilët ushtrojnë profesionin dhe nuk kanë licensë nuk dihet megjithatë në vazhdimësi do të lajmërohen edhe grupet të tjerë të arsimtarëve të cilët do t'i nënshtrohen këtij provimi.