Policët e një rajoni afër kryeqytetit uzbek janë betuar në Kuran se nuk do të marrin ryshfet dhe nuk do të përfshihen në grabitje. Ky betim është një përpjekje e presidentit të Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoev, për ta luftuar korrupsionin, ndërsa bie në kundërshtim me qëndrimet e paraardhësit të tij, i cili e shtypte Islamin.
Burimet brenda Ministrisë së Brendshme të Uzbekistanit kanë thënë se ceremonia e betimit është pjesë e një programi shtetëror kundër korrupsionit, i cili ka filluar së zbatuari nën patronatin e presidentit Mirziyoev. Një burim anonim ka thënë se pjesëmarrja në tri trajnime dhe betimi në Kuran ka qenë i obligueshëm për të gjithë policët dhe ka qenë urdhër nga udhëheqësia e policisë.
Sidoqoftë, nuk ka pasur urdhër të drejtpërdrejtë nga presidenti ose ministria që policët ta vendosin dorën mbi Kuran. Pavarësisht kësaj, në ceremoni ishte i ftuar edhe kryeimami i rajonit të Yukorichirchikut, ndërsa të gjithë policët e pranishëm ishin të detyruar ta kryejnë ceremoninë e betimit. Shumë qytetarë kanë thënë se betimi i policëve me Kuran nuk garanton patjetër rezultate më të mira të policisë, shkruan “Free Europe