Këto përgatitje i ka filluar më parë mirëpo në mbledhjen e fundit të thirrur nga kryetari i bashkësisë lokale Raincë z.Ali Sinani dhe anëtarët e bashkësisë lokale të ftuar ishin dhe drejtori dhe menaxheri i N.P ‘’Moravica’’, rtvaldi.com
Ekipi i televizionit Aldi zhvilloi një intervistë me kryetarin e bashkësisë lokale Raincë z.Ali Sinani si dhe me menaxherin e N.P. ‘’Moravica’’ z.Eroll Mustafa.
Z.Sinani tha që në mbledhjen e mbajtur më datë 10, ditë e hënë, kryesia e bashkësisë lokale ka pasur takim ku në këtë takim ishin të pranishëm drejtori dhe menaxheri i N.P.’’Moravica’’ qëllimi i kësaj mbledhjeje ishte inkuadrimi i fshatit tonë në sistemin e organizuar të mbeturinave.
Ne gjithmonë kemi hasur një gjuhë të përbashkët me banorët ku është e mirëpritur inciativa, mirëpo sa i përket mirëmbajtjes së kanalizimit fekal dhe shuma prej 230 dinarë për mirëmbajtjen e tij, ata nuk pajtohen ku neve na duhet më shumë punë për t'i bindur se është në interesin tonë dhe shuma është e caktuar nga Kuvendi Komunal, u shpreh z.Sinani.
Menaxheri i N.P. ‘’Moravica’’ z.Eroll Mustafa tha se në takimin e organizuar nga kryetari i bashkësisë lokale temë e diskutimit ishte informimi direkt, por edhe çështja e organizimit rreth shpërndarjes së kontejnerëve në B.L Raincë, shpresojmë që përmes këtij takimi t'i tejkalojmë të gjitha pengesat për realizimin e projektit për kyçje në N.P. ‘’Moravica, rtvaldi.com
Çmimi për grumbullimin e mbeturinave e caktuar nga Kuvendi Komunal në Preshevë është 528 dinarë ndërsa për mirëmbajtje të kanalizimit fekal 230 dinarë që do të thotë gjithsejë shuma e obliguar është 760 dinarë.