LDK të premten voton pro ushtrisë

LDK të premten voton pro ushtrisë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se ky subjekt politik të premten do të votojë për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

“Në përputhje me vendimet të Këshillit të Përgjithshëm, LDK në seancën që pritet të mbahet këtë të premte do të mbështes pakon e ligjeve për transformim të FSK-së. Republika e Kosovës si çdo shtet tjetër e gëzon të drejtën për të pasur forcat e veta të armatosura”, ka thënë Hoti në konferencë, njofton Klan Kosova.

“Duam të shprehim falënderim ndaj SHBA-së dhe partnerëve tjetër për mbështetjen e këtij transformimi. Jemi munduar që prej shpalljes së pavarësisë që ky transformim të ndodhë i dakorduar edhe me të gjitha komunitetet. Të gjitha komunitet duhet të ndjehen të sigurt sepse forcat e sigurisë janë në shërbim të të gjithëve. Forcat e Sigurisë do të kontribuojnë për sigurinë e paqes dhe stabilitetit në rajon”.