Dimë që sezoni i gjuetisë ka filluar ku tashmë të gjithë ata që posedojnë armë dhe janë të anëtarësuar në shoqatën e gjuetarëve ‘’Fazan’’ në Preshevë duhet të paraqiten pranë shoqatës për t’u paisur me lejen për gjueti dhe të caktojnë grupet e tyre, rtvaldi.com
Formimi i grupeve fillon nga 3 anëtarë dhe grupi më i gjerë i formuar mund të jetë prej 20 anëtarësh.
Ekipi i televizionit Aldi ishte tek shoqata e gjuetarëve ‘’Fazan‘’ në Preshevë dhe intervistoi menaxherin e shoqatës z.Sllavishta Iliq i cili tregoi se sezoni i gjuetisë së derrave ka filluar po ashtu përfshihet dhe gjuatja e ujqërve, çakallit dhe dhelprave ndërsa prej 14 dhjetorit do të lejohet dhe gjuetia për patat e egra e cila do të përfundojë në fund të muajit shkurt.
Si rregullë më e re në shoqatën tonë është dhe formimi i grupeve e cila parashehë formimin e grupeve nga 3 deri në 20 anëtarë dhe lajmërimin e vendit ku do të dalin në të kundërt kontrolle do të ketë nga policia, zhandarmërija dhe policia kufitare, rtvaldi.com
Është e rëndësishshme të ceket se prej 5 marsit të gjithë ata që posedojnë armë duhet t'a bëjnë regjistrimin e tyre ndërsa sa i përket pagesës mujore për të gjthë anëtarët ajo është aktualisht 8000 dinarë kurse prej muajit qershor ajo do të ketë një rritje prej 200 dinarë u shpreh z.Iliq.
Vlenë të theksohet se ligji i ri i kontrollit kufitar parashikon që në afërsi prej 300 m nëse gjuetarët futen në këtë zonë duhet të paisen me leje të posaçme sepse përveç policëve kufitarë do të angazhohen edhe policët ndërkombëtarë për të ndëshkuar, rtvaldi.com