Shqiprim Arifi: Ne, shqiptarët e Luginës së Preshevës jemi minoriteti që diskriminimet sistematike i kemi në agjendë ditore

Ne, shqiptarët e Luginës së Preshevës jemi minoriteti që diskriminimet sistematike i kemi në agjendë ditore

10 Dhjetori na kujton deklaratën universale për të drejtat e njeriut e miratuar nga ansambleja e përgjithëshme e kombeve të bashkuara në vitin 1948.
Të drejtat e njeriut janë të drejta themelore që duhet të zbatohen në gjithë shtetet e botës. Ne, shqiptarët e Luginës së Preshevës jemi minoriteti që diskriminimet sistematike i kemi në agjendë ditore. Mungesa e integrimit proporcional në institucionet rajonale dhe ato qëndrore, lëvizja e lirë, nostrifikimi i diplomave nga Republika e Kosovës, gjykata themelore, spastrimi nga evidenca e vendbanimit të shqiptarëve në këto troje etj. janë këto çështje ekzistenciale që po sfidohemi në kontinuitet. Në këto rrethana, boshti strategjik i lidershipit shqiptarë duhet të ishin qëndrimet dhe aktivitetet unifikuese me ndihmën dhe kontributin e miqve tanë ndërkombëtarë. Andaj në këtë drejtim është akt kombëtarë që të përkujdesemi në mënyra demokratike të largojm nga skena politike, personat që interesat personale dhe klanore i peshojn më shumë se sa ato kombëtare shqiptare, meqë një lidership i unifikuar dhe i mbështetur nga një politikbërje progresive është hapi i parë i përballjes me sfidat që na janë sajuar në këto dekada.

Shfrytëzoj gjithashtu rastin që t`i rikujtoj vëllezërve tanë në Kosovë, Shqipëri e gjetiu, që Lugina e Preshevës ka nevoj për ndihmën tuaj si kurrë më parë. Ne jemi në vatrat shekullore, nuk kemi ku të shkojm tjetër përveç se në Luginën e Preshevës!

Preshevë, 10.12.2018