Shqiptarët e Luginës së Preshevës ndër më të diskriminuarit në rajon (Video)

10 Dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

10 Dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Ajo shënohet si përkujtim i përvitshëm i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Deklarata doli drejtpërsëdrejti nga përvoja e Luftës së Dytë Botërore dhe paraqet shprehjen e parë globale se të gjitha qeniet njerëzore lindin me të drejta, prandaj nuk duhet t’i luten, përulen a shtrijnë dorën tjetërkujt për t’i pasur ato.

Ekipi i televizionit Aldi në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut intervistoi kryetarin e ''Këshillit për të Drejtat e Njeriut'' z.Belgzim Kamberi si dhe avokatin i cili merret me çështje juridike z.Naser Arifi.

Z.Kamberi tha se fatkeqësisht edhe këtë vit nuk ka asnjë mas afirmative për të avancuar të drejtat e njeriut dhe nuk ka pasur asnjë veprim të përfaqësimit të komuniteteve pakicë si në administrata shtetërore, polici si dhe gjykata ku fatkeqësisht gjithashtu shqipëtarët po mbeten të pa përfaqësuar si në çështjen e diplomave, teksteve mësimore si dhe çështje të sigurisë.

Ndërsa avokati z.Naser Arifi tha se nëse flasim për të ''drejtat e njeriut'' është një ditë e rëndësishme mirëpo nëse flasim për ''të drejtat e pakicave kombëtare'' në këtë drejtim të drejtat e tona janë të cunguara, ekzistojnë normat evropiane, ndërkombëtare dhe normat që kanë ligjet në këtë drejtim ku të drejtat e pakicave janë të barabarta si të një shtetasi të huaj në një vend tjetër.

Të drejtat e shqiptarëve te Luginës së Preshevës mbeten të cunguara duke u shkelur të drejtat më elementare.