Medvegja për herë të parë po bëhet me muze kulturor (Video)

Në fshatin Tupallë të Medvegjës ka filluar ndërtimi i një objekti i cili do të përdoret si muze dhe vend për lutje...

Ky objekt i cili po ndërtohet në fshatin Tupallë të Medvegjës do të jetë në shërbim të popullatës nga komuna e Medvegjës dhe njëkohësisht do të përdoret edhe për t'u falur nga muslimanët.

Kjo falë biznesmenit nga Medvegja Muharrem Salihu për të cilin ky objekt ka një vlerë të veçantë i cili do t'ia rikthej jetën duke e funskionalizuar në muze dhe vend për praktimin e lutjeve, rtvladi.com 

Korridoret e objektit janë të përshtatur në atë formë ku do të ekspozohen gjëra të vlershme dhe tradicionale ndërsa brendësia e objektit një institucioni fetar.

Muharrem Salihu biznesmen nga komuna e Medvegjës thotë që ky objekt ka karakter memorial dhe do të shërbejë për përmbledhjen e të kaluarës tonë deri në ditët e sotme dhe njëkohësisht do t'i shërbejë edhe komunitetit musliman për praktikimin e faljes.

Një ndryshm tjetër është edhe rregullimi i një amfiteatri në ambient të hapur për organizimet e ndryshme kulturore në vend.

Ky është muzeu i parë në komunën e Mevegjës dhe është një investim i cili po bëhet eskluzivisht nga z.Salihu.

Një investim i tillë ka qenë shumë i nevojshëm për komunën e Medvegjës mirëpo meqenëse jemi në kohë të dimrit punimet momentalisht kanë ngecur por që do vazhdojmë përsëri ka thënë z.Salihu, rtvaldi.com