Studentët që protestojë prej thuajse një jave në ballë të Ministrisë së Arsimit kanë dalë tashmë me një liste prej 8 kërkesash, që siç thonë ata, janë të panegociueshme dhe nuk kërkojnë asnjëfarë dialogu.
Por çfarë kërkojnë studentët?
Të rinjtë i janë drejtuar me letër Kuvendit, Kryeministrit, Ministres së Arsimit dhe të gjitha Universiteteve për rritjen e buxhetit të arsimit në 5% të GDP-së, në mënyrë që shteti shqiptar të jetë i aftë të përgjysmojë tarifën e studimit në universitete.
Studentët kërkojnë transparencë të institucioneve qeveritare në lidhje me shpenzimet që ajo bën për arsimin si dhe si kërkesë të tretë, kërkojnë rritjen e votës së studentëve në masën 50% për zgjedhjen e drejtuesve të fakulteteve.
Studentët kërkojnë verifikimin e titujve akademikë të pegagogëve dhe një vetting të tyre përmes rishikimit të punimeve të atyre që sot japin mësim në auditorët shqiptare.
Për më tepër lexoni më poshtë listën, e cila nëse nuk plotësohet deri ditën e nesërme, atëherë të rinjtë do të hyjnë në grevë urie.