Lavrov në një takim të Këshillit Ministror të OSBE-së, ka theksuar se vëmendja për Ballkanin nuk duhet të dobësohet.
“Vëmendja për Ballkanin nuk duhet të dobësohet. Ne kujtojmë se mandatet e institucioneve dhe misioneve të OSBE-së nuk sigurojnë asistencën e integrimit euroatlantik të vendeve të rajonit. Këto mandate duhet të respektohen”, është shprehur ministri i Jashtëm rus.
Sipas tij, është e papranueshme pjesëmarrja e Kosovës si shtet në ngjarjet e OSBE-së.
“Ne presim që Bashkimi Evropian ta bind Prishtinës që t’i përmbushë marrëveshjet e arritura me Beogradin me ndërmjetësimin e Brukselit duke përfshirë edhe krijimin e asociacionit të komunave serbe”, ka përfunduar Lavrov.