• E mërkurë / Jul-09 20:14
  • Kontakt

Kërcënon Brnabic thotë se nëse formohet ushtria e Kosovës, mund të ketë ndërhyrje të armatosur

Kërcënon Brnabic thotë se nëse formohet ushtria e Kosovës, mund të ketë ndërhyrje të armatosur

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka kërcënuar të mërkurën se formimi i ushtrisë më 14 dhjetor mund të nxisë Serbinë, të bëjë ndërhyrje të armatosur në Kosovë.

Sipas washingtonpost, e para e ekzekutivit në Serbi ka deklaruar se” Serbia nuk do ta përdorte ushtrinë e saj, por fatkeqësisht po detyrohet ta bëjë këtë”

Brnabic u ka kërkuar liderëve shqiptar ti “thërrasin mendjes”.

Ajo thotë se “Nuk mund të qëndrojmë mënjanë dhe të shikojmë në heshtje derisa dikush po kryen spastrim të ri etnik” të serbëve në Ballkan.

Parlamenti i Kosovës pritet që më 14 dhjetor të votojë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Forca të Armatosura.