• E mërkurë / Jul-09 02:06
  • Kontakt

Edisa Ahmedi këngëtare nga Presheva fituese e çmimit ''Vokali më i mirë'' në festivalin ''Kaunas Talent 2018'' (Foto, Video)

Edisa Ahmedi këngëtare nga Presheva fituese e tre çmimeve në festivalin ''Kaunas Talent 2

Në festivalin Ndërkombëtar ''Kaunas Talent'' i cili është mbajtur në Lituani me 150 pjesëmarrës nga 45 shtete të botës kanë marrur pjesë edhe ''Mollëkuqet'' nga Kosova ku bën pjesë edhe këngëtarja nga komuna e Preshevës Edisa Ahmedi e cila është shpërblyer me çmimin Vokali më i mirë. 

Drejtoresha e ''Mollëkuqeve'' Arta Haziri Nuhiu ishte edhe pjesë e jurisë profesionale të festivalit është shprehur shumë e kënaqur me paraqitjen e ''Mollëkuqeve'' në këtë festival, rtvaldi.com 

''Pjesëmarrja jonë në këtë festival u shpërblye edhe me çmime; Edisa Ahmedi fitoi çmimin Vokali më i mirë, ndërsa Ilda Nuhiu zuri vendin e parë si Solistja më Sharmante. Poashtu, edhe unë si anëtare e Jurisë Profesionale të Festivalit, kam marrë Çertifikatë si anëtare Korrekte e Jurisë.''

''Me fjalë të tjera, jemi shumë të kënaqura me paraqitjen e “Mollëkuqeve” në këtë festival , seps të jeshë pjesë e një gare me këtë konkurencë dhe këtë numër aq të madh shtetesh, e të shpërblehesh me çmime, është punë e madhe dhe premtuese për të ardhmen, ka thënë drejtoresha Arta Haziri Nuhiu,'' rtvaldi.com