• E mërkurë / Jul-09 22:25
  • Kontakt

Policia franceze heq kaskën si shenjë paqeje për protestuesit, video bëhet virale

Policia franceze heq kaskën si shenjë paqeje për protestuesit, video bëhet virale

Ndërsa Franca po përballet me një rritje të protestave të dhunshme ku kanë mbetur qindra policë e demostrues të plagosur, një video që tregon zyrtarët duke bërë një gjest paqeje është bërë virale.

Në pamjet e publikuara në  mediat sociale, një grup prej dhjetëra policësh heqin kaskat e tyre, ndërsa qëndronin pak metra larg një turme protestuesish.

Demonstruesit e gëzuar mirëpritën gjestin e paqes duke duartrokitur policinë dhe duke kënduar himnin kombëtar francez.

Ngjarja e pazakontë u ndodhi në qytetin Pau në Francën jugperëndimore, jo shumë larg nga kufiri spanjoll.

Video u bë menjëherë virale pasi njerëzit nxituan ta shpërndanin në mediat sociale.

Oficerët hoqën kaskat e tyre mbrojtëse në një shenjë solidariteti me protestuesit, të cilët kundërshtojnë taksat e reja të karburantit.

Megjithatë, disa media lokale raportojnë se ishte më tepër një përpjekje për të qetësuar turmën.

Vetëm pak orë para se të realizohej video, një grup i madh protestuesish të zemëruar u mblodhën para bashkisë së Paut.

Disa prej tyre raportohet se kishin planifikuar të hynin në ndërtesë, ku po organizohej një mbledhje e këshillit.

Situata e tensionuar çoi në një përplasje mes protestuesve dhe policisë në një moment, por pastaj forcat e zbatimit të ligjit vendosën ta zgjidhnin çështjen në mënyrë paqësore.

Komandanti i njësisë së policisë urdhëroi oficerët e tij të hiqnin helmetat, siç kërkuan protestuesit. Turma pastaj u shpërnda në mënyrë paqësore, sipas mediave.