Në bashkësinë lokale Ashanë ka filluar pastrimi i shtratit të lumit nga kompania ''Sheran Beton''.
Në këtë lum prej 1 kilometër po bëhët pastrimi i saj ku më herët ishte e mbuluar më mbeturina të cilat persona të pa ndërgjegjshëm i kanë hedhur dhe mbuluar me barnishte, rtvaldi.com
Ne si ekip i Rtv Aldi gjatë qëndrimit në këtë bashkësi lokale u takuam me disa banorë të cilët u shprehën mjaft të kënaqur me projektin e pastrimit të shtratit të lumit, të cilët bënin edhe apel tek bashkëfshatarët e tyre që të kenë kujdes dhe mos të hedhin mbeturina në këtë lum sepse kjo është në interes të vendit tonë.
Kompania ''Shera Beton'' do të vazhdojë edhe ditëve në vijim në pastrimin e shtratit të lumit në këtë bashkësi lokale, rtvaldi.com