Kërkesa e Vuçiqit për SHBA-në në lidhje me Kosovën

Aleksandar Vuçiq është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott.

Vuçiq ka biseduar me Scottin në lidhje me situatën në Kosovë duke kërkuar nga SHBA-të ta shfrytëzojnë ndikimin e tyre politik dhe ta paralajmërojnë Prishtinën se me veprimet e tyre janë duke cenuar paqen dhe stabilitetin në rajon, transmeton lajmi.net.

“Vendimi i Prishtinës për rritje të taksës ndaj mallrave nga Serbia, edhe më shumë formimi i Ushtrisë së Kosovës paraqet shqetësim të madh të Serbisë për të ardhmen e popullit të saj në Kosovë”, deklaroi Vuçiq, transmeton zyra e tij.

Ambasadori Scott është shprehur se me rritje të taksës është duke u shkelur marrëveshja e CEFTA-së dhe po kërcënohet e ardhmja e rajonit. Ai përkujtoi se sekretari i përgjithshëm i SHBA-së, Mike Pompeo ka bërë thirrje tek Qeveria e Prishtinës që ta anulojë vendimin për taksë shtesë ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, transmeton lajmi.net.

Scott po ashtu ka përsëritur qëndrimin se SHBA mbështet përpjekjet e Beogradit për normalizimin e raportit me Prishtinën dhe janë të gatshme të ndihmojnë në arritjen e marrëveshjeve.