• E mërkurë / Jul-09 19:41
  • Kontakt

Labi dorëzon pasaportat, fton të gjithë në protesta kundër BE-së

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri-Labi, edhe pse pjesë e pozitës, ka shprehur mllefin e tij ndaj mosliberalizimit të vizave.

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri-Labi, edhe pse pjesë e pozitës, ka shprehur mllefin e tij ndaj mosliberalizimit të vizave.

Ai ka deklaruar se nga 1 janari do të dorëzojë pasaportat e tij në polici, si atë të Kosovës, po ashtu edhe pasaportën e Shqipërisë që ia ka dhënë presidenti Meta.

Labi ka ftuar OJQ-të dhe shoqatat studentore në protesta para zyrave të BE-së si shenjë revolte ndaj mbajtjes së kosovarëve të izoluar, duke shprehur gatishmëri që ai si deputet të jetë pjesë e këtyre protestave.