• E mërkurë / Jul-09 07:44
  • Kontakt

Marko Gjuriq kërcënon hapur shqiptarët: Ne jemi gati për luftë

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë një deklaratë të fortë.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë një deklaratë të fortë.

Në seancën e Komitetit Ekzekutiv të partisë SNS, në Çaçak, ai deklaroi se nuk përjashtohet mundësia e ndonjë konflikti të armatosur me shqiptarët.

Gjuriç deklaroi para audiencës në Qendrën Kulturore të Çaçakut se shqiptarët e Kosovës po përpiqen në çdo mënyrë të provokojnë çdo lloj gjesti të Serbisë që do të ishte shkaktar për konfliktin e armatosur.

“Ne duhet të jemi të parët për të mbrojtur vendin në rast të një konflikti të armatosur të mundshëm”, është shprehur ai.