3 Dhjetor 1992 Asambleja e Kombeve të Bashkuara këtë datë e ka shpallur Ditë Ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi nevojat e veçanta dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqenie të këtyre personave.
Le të mposhtim barrierat kulturore dhe sociale të cilat pengojnë integrimin e personave me nevoja të veçanta në fusha të ndryshme të jetës.
Komuna e Preshevës përkrahë përfshirjen e tyre, duke u munduar që të bëhen pjesë të barabartë ne institucionet tona dhe në shoqërinë tonë.
Dua të bëjë apel edhe tek ndërmarrjet private të kontribojnë në përfshirjen e tyre.