Por, ata tashmë nuk po mund ta fshehin më lidhjen e tyre, transmeton Gazeta Express.
Këngëtarja shqiptare Rita Ora tani ka zyrtarizuar lidhjen e saj me Andreë Watt. Dyshja janë fotografuar së bashku në një udhëtim pushimi në Aspen, Kolorado të enjten.
27-vjeçarja mbante një kostum skijimi me një kapelë të bardhë dhe e maskuar me syze.
Andrew, është muzikanti i njohur britanik me hitin e tij “Seeing Red” të vitit 2009.
Çifti u zbulua për herë të parë duke shijuar një festë komode në Romë tetorin e kaluar – por ruajti romancën e tyre deri në muajin e kaluar, kur Rita postoi një foto të ëmbël në Instagram.