3 Dhjetori është shpallur Dita Ndërkombëtare e Personave me nevoja të veçanta në vitin 1992 nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet dhe të drejtat e tyre.
Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me nevoja të veçanta e ka bërë edhe ‘’Qëndrimi ditor’’ për fëmijët me nevoja të veçanta, ku në këtë ditë ata kanë pranuar dhe nga një dhuratë simbolike nga shoqata kulturore ‘’Dituria’’, rtvaldi.com
Ekipi i RTV Aldi përcolli nga afër momentet e gëzimit të këtyre fëmijëve ku gjithashtu edhe pastiçeria ‘’Izo Caki’’ kishte menduar për këta fëmijë duke i’a dhuruar një torte në mënyrë që të festonin të gjithë së bashku një ditë e cila konsiderohet si më e veçantë për këta fëmijë.
Drejtori i Qendrës për punë sociale z.Liridon Latifi në lidhje me 3 Dhjetorin tha se ne çdo vit e bëjmë shënimin e kësaj dite për 28 fëmijët në ‘’Qëndrimin ditor’’ duke qenë se kjo shtresë ka një rol të rëndësishëm për shoqërinë.
z.Latifi mirëpriti iniciativën e Shoqatës Kulturore ''Dituria'' poashtu duke mos anashkaluar edhe bamirës të tjerë të cilët mbeten anonim që bëjnë pagesën e ushqimit për fëmijët çdo ditë.
Një falenderim i veçantë z.Latifi tha se shkon dhe për ish kryetarin e ''Këshillit Kombëtar Shqiptar'' z.Shukri Ymeri ku me një kërkesë tonën që i’a kemi shtruar ai ka ndarë afro 50.000 dinarë për fëmijët të cilët vijojnë mësimet në ‘’Qëndrimin ditor’’ për fëmijët me nevoja të veçanta në Preshevë.
Drejtori i shoqatës kulturore ‘’Dituria’’ z.Nexhmedin Ademi tha se kjo është iniciativë e nxënësve të shkollave të mesme duke qenë se kjo është kategori e ndjeshme sociale prandaj jemi munduar që t'i gëzojmë me nga një dhuratë simbolike.
Qendresa Ajvazi, Valdete Xhelili dhe Riga Ismaili nxënëse të shkollës së mesme gjimnazi ’’Skenderbeu’’ thanë se ideja për të shënuar këtë ditë ishte e jona ku përveç kësaj kaluam disa momente të bukura duke i dhuruar nga një dhuratë simbolike për të gjithë fëmijët.
Edhe këtë herë 3 Dhjetori është shënuar në mënyrë modeste me fëmijët e ''Qëndrimit ditor'' megjithatë nevojitet një angazhim i veçantë sa i përket kësaj shtrese shoqërore, rtvaldi.com